Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli ka rrëfyer se motra e saj ka fituar betejën me kancerin. Ajo ka rrëfyer se pas 9 muajsh luftë me sëmundjen e rëndë, e motra ka përfunduar kimioterapinë.
Vildane Zeneli shkruan se sot është dita më e lumtur për të dhe familjen e saj, edhe pse kanë edhe shumë punë për të bërë.
“Përfundoi kimioterapia! Jam shumë krenare për motrën time! Pas 9 muajsh që betejë me kancerin, mastektominë dhe 16 kimioterapi, ajo i ra ziles sot!
Kemi ende shumë punë për të bërë, por kjo është dita më e lumtur e vitit për mua dhe familjen time”, shkroi ajo.