Medi Iseni ka publikuar një video, për herë të parë pas sherrit me Noizy-n.
Ai shihet me plagë të pashëruara në fytyrë, ndërsa sytë i ka të nxirë nga goditjet.
Medi Iseni deklaroi detaje të reja, për sa i përket skemës, duke pretenduar se makina e tij është larguar me qindra metra larg club-it ku ka shkuar.
“Si Sali Lushaj, si Rigels Rajku, si Arkumed Lushaj, më keni prerë në besë. 12 vetë më kanë goditur. Kam mundur të jem i vdekur aty, unë edhe kunati.
Tek clubi në Pejë sigurimi ma ka mbyllur derën për të hyrë brenda, çdo gjë ka qenë e planifikuar, Rigelsi as lekët e koncertit nuk i ka marrë sepse ka dalë direkt.
Paratë e koncertit ia ka falur sigurimit, për të më bllokuar mua dyert.
Makina ime nuk është lënë para derës por e kanë dërguar 500 metra më larg. Nuk më thirrën as ambulancën për ndihmë, as policinë. Burrëria nuk i ka këto gjëra.
Mirë po thoni që ju kam sharë, paskam gabuar, por nuk prehet njeriu në besë ashtu o shok. Je aq burrë, që thua se je aq burrë, për një të sharë dil kap por në mënyrë burrërore. Rigels Rajku ka qenë 30 herë në Zvicër, por pse nuk më doli atje për të ma bërë pritën”, deklaroi ai.