Skandali i Pogradecit, Rama detyrohet të dalë për herë të dytë

Skandali i Pogradecit ka shokuar opinionin publik pasi një burrë u dhunua për vdekje duke u lënë për minuta të tëra në mes të rrugës e në gjendje të rëndë. Shumë njerëz thonë se as policia dhe as ndihma e parë mjekësore nuk vepruan në kohë për të shpëtuar jetën e të ndjerit.

Ditë pas dite zbardhen fakte të reja të cilat për opizitën, dëshmojnë degradimin e krejt shtetit në këtë vend, pasi nga momenti i ngjarjes e deri më sot, është ndryshuar disa herë versioni zyrtar i ngjarjes, tha sot demokratja Mirela Karabina.

Filimisht u raportua si vdekje aksidentale dhe më pas që i riu ishte dhunuar ashpër deri në humbje të jetës në mes të rrugës.

Heshtja dhe mosreagimi në kohë për fshehjen e së vërtetës dhe zbardhjen e vrasjes, ka ngjallur frikë dhe indinjatë te qytetarët, pasi jeta e tyre është në rrezik dhe shteti nuk funksionon për t’i mbrojtur ata, tha sot në një deklaratë, Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë e Lulzim Bashës duke kërkuar një hetim të thelluar mbi veprimet e organeve kompetente për mosreagim e tyre në kohë si dhe të vlerësimit që i kanë bërë në tërësi rastit në fjalë, konkretisht: Komisariatit të Policisë Pogradec, Prokurosisë dhe Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Pogradec si dhe Urgjencës së Spitalit.

“Këto autoritete duhet të mbajnë përgjegjësi, duke filluar nga vonesa në dhënien e ndihmës së shpejtë, duke vijuar me përpjekjen e policisë për ta raportuar ngjarjen si aksidentale, pra duke e manipuluar atë, e duke vijuar me autoritetet lokale te drejtesise, thonë demokratët.

Pasi opinioni publik dhe politika kanë dyshimet e veta mbi atë që ndodhi, kryeministri Edi Rama doli sot për herë të dytë për të folur mbi ngjarjen e rëndë. Ai ishte plot kundërakuza:

“Ata që kanë krijuar çorbën e pistë kundër Policisë së Shtetit dhe Urgjencës Kombëtare tani flasin për deklarata kontradiktore të shtetit apo për vetëdorëzim të autorit, ndërkohë që s’ka pasur asnjë deklaratë kontradiktore apo a thua se vetëdorëzimi brenda pak orësh i autorit dhe arrestimi i tij, janë gjëra kontradiktore, kur në fakt vetëdorëzimi sikundër e tregon qartë e gjithë dinamika e reagimit përkatës është rezultat i punës së policisë, e jo një akt vullnetar nga hiçi i vrasësit!

Ky është rasti tipik i një maskarade të krijuar qëllimisht dhe si provë e maskaradës mjafton vetëm fakti, se askush nga nxitësit dhe komentatorët e maskaradës nuk iu referua asnjë çast komunikatës së Policisë Vendore të Korçës qysh në krye të herës, po së bashku iu referuan dizinformimeve e keqinformimeve të njëri-tjetrit për të helmuar sa më shumë opinionin publik.

Prandaj nuk do as mend e as kalem për të kuptuar se dalja publike e niveleve më të larta të Policisë së Shtetit dhe të Urgjencës Kombëtare, as nuk do të kishte pse të ndoshte nëse burimet e dizinformimit dhe të keqinformimit do t’i ishin referuar fakteve, e jo sajesave të njëri-tjetrit.

Dhe faktet janë në dosjet e të dyja institucioneve, madje Urgjenca Kombëtare i ka në një regjistër digjital minutat e deri edhe sekondat e thirrjeve dhe veprimeve përkatëse, mu si një pasqyrë kokëfortë ku gjithkush mund të shohë realitetin e të gjithë reagimit shtetëror dhe dallimin e tij me filmin e neveritshëm të të njëjtëve sharlatanë të paudhë, të cilat maskaradat i kanë profesion në politikë e në media.”

Gent Strazimiri: Egli Proga u vra nga banda e patronazhistëve të rrugës, e u përdhos nga banda e patronazhistëve në polici, prokurori e gjykatë

Asnjë ‘keqkuptim’ nuk ka ndodhur në rastin skandaloz, kriminal të Pogradecit. Përkundrazi! Skandali i vetëm, kriminal, nuk është ‘keqkuptimi’, është mirëkuptimi i të gjitha strukturave shtetërore, nga policia, tek prokuroria e gjykata, në mbulimin apo minimizimin e krimit, të përmbyllur me sukses, dje, me një vendim gjykate të ‘drejtësisë së pavarur’, të spastruar e të pasuruar me patronazhistë.

Të gjitha veprimet dhe mosveprimet e strukturave përgjegjëse, të gjitha vonesat në reagim apo në vlerësimin e situatës, janë të qëllimshme, të kryera në mirëkuptim të plotë kriminal, mafioz, me të vetmin qëllim: fillimisht fshehjen e autorëve, e pastaj minimizimin e aktit kriminal.

Kjo është atmosfera e trishtë në Pogradec, ku të gjitha organet ligjëzbatuese janë koordinuar në mirëkuptim të plotë për të fshehur të vërtetën…Prandaj ‘nuk ka’ dëshmitarë megjithëse ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, në mes të sezonit turistik, në mes të një rruge tregtare.

Ky nuk është rasti i parë, kur një patronazhist, i biri i një prokuroreje, i nipi i një rilindasi lokal apo një bandë e tërë syresh me shkopa bejsbolli e armë në dorë, vrasin në mes të ditës, barbarisht e, në fund thjesht gjobiten për ‘pakujdesi’…

Kaq vlen sot në ‘bursën’ e rilindjes jeta e një qytetari të thjeshtë, pa përkrahje ‘rilindasish’, prind fëmijësh të mitur që punon e jeton me djersën e tij. Kaq vlen jeta e një qytetari të mirë që guxon t’u thotë ‘JO’, megjithëse i vetëm, dhe që po ‘i vetëm’ mbetet edhe pasi e ka paguar me jetë guximin e tij.

Egli Proga u vra nga banda e patronazhistëve të rrugës, e u përdhos nga banda e patronazhistëve në polici, prokurori e gjykatë. Banda është ‘Rilindja’ dhe Edi Rama, madje e fuqizuar aq shumë sa nuk pyet më për opinion publik, të cilin e ka asgjësuar; përmes blerjes së mediave, imponimit të sistemit të kontrollit totalisht në administratë dhe drejtësi.

Related Posts

Nusja heq parukën në studio, tregon arsyen pse ka qethur flokët

Një rast shumë i pazakontë ka ndodhur një ditë më parë në rubrikën “Pa Filtra”, në “E Diell” Një rast shumë i pazakontë ka ndodhur një ditë…

‘Pro*stitucioni apo fallsifikimi’? Dea Mishel nuk përmbahet ndaj Luiz Ejllit

‘Pro*stitucioni apo fallsifikimi’? Dea Mishel nuk përmbahet ndaj Luiz Ejllit

Dënimin e Luiz Ejllit me burg e ka dëgjuar edhe Dea Mishel… edhe pse me vonesë. Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania” ka komentuar vendimin, madje e…

Fshehën vrasjen e Egli Progës, gjykata lë në burg tre dëshmitarët!

Fshehën vrasjen e Egli Progës, gjykata lë në burg tre dëshmitarët!

Gjykata e Korçës la në fuqi masën e arrestit me burg për tre dëshmitarët e vrasjes së Egli Progës. Në seancën për njohjen e masës së sigurisë…

Ekskluzive: Këta janë tre personat që i rrahën me mjete të forta dy vëllezër para shtëpisë së tyre në Ferizaj

Ekskluzive: Këta janë tre personat që i rrahën me mjete të forta dy vëllezër para shtëpisë së tyre në Ferizaj

Disa persona u arrestuan të dielën në Ferizaj, nën dyshimet se kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë pas një mosmarrëveshje. Incidenti ka ndodhur në rrugën “Fatmir Kërqeli”…

11 tërmete radhazi godasin Serbinë. Dridhjet ndjehen edhe në Kosovë

11 tërmete radhazi godasin Serbinë. Dridhjet ndjehen edhe në Kosovë

Në 24 orët e fundit, qyteti i Vrajës në Serbi është përballur me një seri tërmetesh që kanë ngjallur shqetësim mes banorëve. Janë regjistruar gjithsej 11 tërmete,…

Kasaphanë në Levan/ Makinat marrin përpara 40 krerë bagëti, çobani: Ishin dy makina që po parakalonin njëra-tjetrën, u shmanga mos të më vrisnin

Një aksident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Levan-Pishporo, në vendin e quajtur Qarr. Advertisements Dy makina kanë marrë përpara dhjetëra krerë…