Deri më tani asnjë nga anëtarët e familjeve të dy viktimave, amerikanit Matthew Wertz dhe bashkëshortes së tij indoneziane nuk është paraqitur për tërheqjen e trupave.
Sipas deklaratave të kolegëve në kolegjin ku viktima punonte, amerikani ishte person i qetë, nuk kishte shfaqur asnjë problematikë gjatë katër viteve që ka shërbyer në këtë institucion, dhe as nuk kishte ndarë ndonjë shqetësim me ta.
Çifti mësohet të ketë jetuar më parë në një banesë tek “Unaza e Re” dhe vetëm një muaj më parë ishin zhvendosur në një shtëpi private në rrugën “Valbona” në Laprakë, ku ndodhi edhe tragjedia.
Fqinjët nuk kanë dhënë deklarata të rëndësishme për hetimin, pasi nuk kishin shumë komunikim me çiftin. Ndërkohë, të njohurit e Matthew Wertz kanë thënë se ai ka pasur probleme me konsumimin e alkoolit dhe depresionin në të kaluarën, një ish i alkoolizuar.