Megjithëse më parë turpërohej për gjuhën e saj çuditërisht të madhe, Brittany Lacayo ka fituar një rekord botëror Guinness për gjuhën më të gjerë se një kartë krediti. Avokatja amerikane ishte shumë e ndrojtur për organin e saj të pazakontë dhe i shmangej zbulimit nga kolegët e zyrës, por tashmë raportohet se ka tejkaluar heshtjen e saj deh ka rekordin botëror.
Brittany Lacayo nga Houston, Texas, ka fituar rekordin me gjerësinë e gjuhës prej 7.90cm, shkruanin rekordet Guinness në artikullin e publikuar para disa ditësh në faqen e tyre të internetit. Gruaja ka thënë për Guinness, se e dinte që e kishte gjuhën të madhe që kur ishte adoleshente, pasi ishte tallur për këtë nga të tjerët ose familjarët.
Ajo shtonte se njerëzit shokoheshin ose bëheshin shumë kuriozë kur e shihnin. Ajo nisi të besonte se mund të kishte gjuhën më të gjerë kur pa një video të Emily Schlenker e cila kishte fituar rekordin për gjuhën më të gjerë për femra me 7.33cm gjerësi. Ndërkohë babai i Schlenker, Byron, mbante rekordin për gjuhën më të gjerë mes meshkujve.
Lacayo arriti të marrë rekordin nga Schlenker në 2015 dhe prej atëherë është intervistuar shpesh nga mediat, shkruan rrjeti The Guardian.