Njihuni me metodën aziatike për flokë të dendur dhe plot shkëlqim

Këtë metodë e përdorin femrat aziatike prej shekujsh.

Për këtë arsye, ato kanë flokë të dendur dhe të lëmuar. Nëse keni problem me flokët e hollë dhe të dobët, atëherë dini se sa acarues mund të jetë ky problem.

Çdo femër ëndërron të ketë flokë të dendur dhe të bukur, por të pakta janë ato që mund të mburren me flokë të tillë.

Me këtë rast u prezantojmë një preparat ku përbërësit e nevojshëm për përgatitjen e tij, mund t’i gjeni në kuzhinë.

Procedura:

1.Fërkoni flokët me shampo dhe lajini me themel.

2.Më pas, shpëlani flokët me ujë ku keni zier oriz dhe e keni kulluar dhe larguar atë.

3.Lëreni të qëndrojë në flokët tuaj për 2-3 minuta.

4 Më pas flokët shpëlajini me ujë të vakët ku keni heshur pak uthull molle