Bazuar në një studim të botuar në revistën “Lancet Public Health”, vdekjet si pasojë e temperaturave të larta do të trefishohen deri në fund të shekullit në vendet e Europës Jugore si Italia, Greqia dhe Spanja.
Studiuesit u shprehën se me ngrohjen globale, rritja e vdekjeve nga nxehtësia do të tejkalojë ndjeshëm uljen e vdekjeve nga të ftohtit. Rezultatet sugjerojnë se ndryshimi i klimës mund të paraqesë “sfida të paprecedentë” për sistemet e shëndetit publik, veçanërisht gjatë valëve të të nxehtit.
Nëse temperaturat rriten me 3 gradë mbi nivelet para-industriale, mund t’i marrin jetën 129 000 njerëzve në vit. Të dhënat tregojnë se në Europë kanë humbur jetën rreth 44 000 njerëz në vit. Por numri vjetor i vdekjeve nga i ftohti dhe i nxehti në Evropë mund të rritet nga 407 000 njerëz sot në 450 000 deri në vitin 2100, edhe nëse udhëheqësit botërorë arrijnë objektivin e tyre për ngrohjen globale 1.5 gradë Celsius.
“Ky studim na tregon qartë se sa jetë njerëzish po rriskojmë në rast se nuk veprojmë shpejt kundër ndryshimeve klimatike”, tha Madeleine Thomson.
Por trefishimi i parashikuar i vdekjeve nga nxehtësia në Europë nuk është e vetmja pasojë e temperaturave të larta. Gjithashtu, ndikon tek abortet dhe shëndeti mendor.