Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili akuzohet për ushtrimin e dhunës psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Përveç kësaj, 42-vjeçari me iniciale S.Z dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tij të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë ndaluar 42-vjeçarin, banues në Tiranë, pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja.
Materialet lidhur me këtë rast janë referuar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tyre të mitur.