PSE BURRAT SHQIPTARË SHKËMBEJNË CIGARE ME NJËRI-TJETRIN? JA ÇFARË FSHIHET PAS KËTIJ ZAKONI!

Ndoshta e keni vënë re se burrat shkëmbejnë me njëri-tjetrin cigare?!

E gjitha kjo është një shenjë respekti i ndërsjelltë mes burrave shqiptarë.

Për burrat, të cilët kryenin detyra shoqërore me rëndësi si: pjesëmarrja në kuvendet e fshatit ose të krahinës, angazhimi në zgjidhjen e konflikteve të shumëllojshme, administrimi i çështjeve ekonomike e socialkulturore të familjes ose i problemeve të veçanta të fisit etj, ishte gati e domosdoshme pirja e duhanit.

Më saktësisht, ata shfrytëzonin me kujdes mundësitë që u jepte servirja e duhanit, ndezja ose thithja e llullës apo e çibukut për të “peshuar” me maturi e për të gjetur fjalën e duhur edhe për situatat më të ndërlikuara, për çështjet më delikate.

Ftesa që një burrë i bënte një tjetri për “të ndërruar duhan” simbolikisht nënkuptonte kërkesën për të biseduar për një çështje serioze.

Në shoqërinë shqiptare deri në fillim të shekullit XX, sidomos në pjesët e saj që banonin në krahinat fshatare, nuk kishte ose kishe fare pak njësi shërbimi të tilla si kafene, restorante etj.

Burrat përgjithësisht takoheshin në rrugë rastësisht ose si rastësisht.
Kur një burrë e ftonte dikë që takonte në rrugë me shprehjen “a ndërrojmë një duhan”, tjetri e pranonte ftesën pothuajse në çdo rast.

Kjo ndodhte sepse, ndërkohë që pinin duhanin e njëri-tjetrit, burri që ftonte çelte një bisedë për ndonjë çështje të rëndësishme ekonomike që kishte të bënte me familjet ose fiset e tyre, për ndonjë fejesë, për tejkalimin e konflikteve të caktuara e deri për faljen e gjakut.

Kësisoj ftesa “për ndërrim duhani” përcillte mesazhe simbolike shumë të rëndësishme dhe njëherazi nuk vinte në pozitë të nërenditur asnjërën palë, pasi asnjëra palë nuk qeraste tjetrën, por thjesht ndërronin duhanin, duke qenë në pozita krejt të barabarta, çka konsiderohej diçka shumë e rëndësishme për malësorët shqiptarë./ObserverKult

Related Posts

Aksident/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, lëndohet drejtuesi

Aksident/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, lëndohet drejtuesi

Një aksident ka ndodhur në fshatin Turan, në Pogradec. Advertisements Sipas informacioneve nga policia një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është lënduar drejtuesi i…

I fundit! Tërmeti 6.2 ballë tro*ndit këtë shtet

I fundit! Tërmeti 6.2 ballë tro*ndit këtë shtet

Një tërmet i fuqishëm 6.2 i shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Kosta Rikës. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka rënë rreth 21…

“Këtë këngë do e shkruash ti”, Olti Curri tregon fillimet e karrierës së tij: Propozimi i Besa Kokëdhimës më ndryshoi jetën

“Këtë këngë do e shkruash ti”, Olti Curri tregon fillimet e karrierës së tij: Propozimi i Besa Kokëdhimës më ndryshoi jetën

I ftuar në studion e emisionit “Rudina” në Tv Klan për të folur rreth takimit apo personin që i ka ndryshuar krejt rrjedhën e jetës, blogeri dhe…

E trishtë! Doli të ushqente bagëtitë, baresha në Pukë gjendet e vd*ekur!

E trishtë! Doli të ushqente bagëtitë, baresha në Pukë gjendet e vd*ekur!

Doli të ushqente bagëtitë, gruaja në Pukë gjendet e vdekur! Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Kabash të Pukës. Mësohet se një grua 55-vjeçare, që…

Vranësira mesatare e të dendura, në mesditë vjen kthesa….Ja si parashikohet moti sot

Vranësira mesatare e të dendura, në mesditë vjen kthesa….Ja si parashikohet moti sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e…

E bija humbi jetën pas lindjes, të moshuarit rrisin në varfëri mbesën 8 vjeç, historia prekëse në “Për Shqiptarët”

E bija humbi jetën pas lindjes, të moshuarit rrisin në varfëri mbesën 8 vjeç, historia prekëse në “Për Shqiptarët”

Dashuria që kanë prindërit për fëmijët është e madhe, e përsosur, por ajo që kanë për nipërit dhe mbesat kalon në dimension hyjnor. Humja dhe Saliu, prekën…