Kishte lyth ne kemb. Mjeket me pas diagnostikojne 3 vjecaren me semundje te rende

Vogëlushja Nensi ne vitin 2021, kur ishte vetem 3 vjecare i kishte dalë një si pucërr a si lyth në gishtin e këmbës së saj dhe mamaja e saj e vuri. Nëna e shikonte që kishte dicka që nuk shkonte te gishti i këmbës pasi ajo që e quanin lyth po rritej. Pasi diskutuan mes tyre, prindërit e dërguan vajzën për ta kontrolluar tek një specialist.

Në spital mjekët i thanë nënës së vajzës, se ajo që kishte dalë te këmba nuk ishte “asgjë për t’u shqetësuar” – duke e konsideruar thjesht si një lyth dhe më pas kur ai gjatë muajve në vijim po rritej edhe më i thanë se ishte një kist.

“Në qershor 2022, ne ia kontrolluam këmbën nga një mjek tjetër, i cili tha se dukej si një kist beninj,” -tregon nëna e vajzës. “Por pas shumë insistimeve të mia një ndër kirurgët e shumtë ngriti dyshimin e një tumori”.

Kështu që verën e vitit 2023 Nensi do operohej për ta hequr këtë kist nga gishti i këmbës por aty kirurgët kuptuan kërcënimin e vërtetë për shëndetin e vajzës së vogël.

Ajo u diagnostikua me një fibromatozë të tipit desmoid (DF) – një lloj i rrallë i tumorit të ndërmjetëm të indeve të buta, i cili nuk është specifikisht një kancer , por vjen nën ombrellën e sarkomës – një grup kanceresh të rrallë që kanë origjinën në kockat ose indet e buta.

Këto lloj tumoresh kanë aftësinë të kthehen në ose pranë tumorit origjinal, por ato nuk përhapen, dhe zakonisht gjenden në krahë, këmbë ose bark (por mund të zhvillohen gjithashtu në zonën e kokës ose qafës), sipas Sarcoma UK .

Pas marrjes së diagnozës tronditëse, familja iu drejtua fondacionit të bamirësisë Sarcoma UK për informacion si edhe për mbështetje.

“Brenda një jave nga diagnoza e Nansit, Sarcoma UK na kishte postuar shumë informacione se çfarë ishte dhe cilat ishin hapat e ardhshëm. Ata na ndihmuan të gjurmojmë takimet tona dhe na treguan se çfarë mund të bënim si familje për ta ndihmuar atë – ata kanë qenë vërtet të mirë.”

Tashmë e gjithë familja është duke mbledhur informacione dhe të ardhura për vajzën e vogël dhe u thotë të gjithëve se mos e neglizhojnë shqetësimin që kanë pavarësisht se mjekët thonë ndryshe, duhet të vazhdoni të bëni analiza të tjera derisa të bindeni. SHIKO.NEWS

Related Posts

Moti sot dhe nesër: Vjen anticikloni afrikan, rriten ndjeshëm temperaturat

Moti sot dhe nesër: Vjen anticikloni afrikan, rriten ndjeshëm temperaturat

Këtë të diel që ka nisur, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më…

Djali 16 vjeç vret gjyshin dhe gjyshen me thikë e sëpatë

Djali 16 vjeç vret gjyshin dhe gjyshen me thikë e sëpatë

Një djalë adoleshent në Turqi, ka tronditur opinionin publik vendas pasi i mori jetën në mënyrë të pamëshirshme pjesëtarëve të familjes. Djali 16 vjeçar M.K. vrau gjyshin,…

Lëkundje tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Një lëkundje tërmeti është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në jug të prefekturës së Chania, me qendër detin. Tërmeti ka qenë me magnitudë…

Follow  Operacionalja 19 arreston gruan në Durrës, kërkohet në Itali si anëtare organizate kriminale

Follow Operacionalja 19 arreston gruan në Durrës, kërkohet në Itali si anëtare organizate kriminale

Kapet nga Forca e Posaçme Operacionale shtetasja Edisnarda Shapka Durrës – Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale…

Raportohet për një rast dhunimi në Pejë, arrestohet i dyshuari

Raportohet për një rast dhunimi në Pejë, arrestohet i dyshuari

Policia ka raportuar se një grua në Pejë është dhunuar nga një i dyshuar. Ai është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në…

Aksident/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, lëndohet drejtuesi

Aksident/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, lëndohet drejtuesi

Një aksident ka ndodhur në fshatin Turan, në Pogradec. Advertisements Sipas informacioneve nga policia një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është lënduar drejtuesi i…