Rimodelimi i hundës, operacioni plastik i preferuar i shqiptarëve

Kirurgjia plastike, e cila dikur ishte ‘ekskluzivitet” për të pasurit dhe të famshmit, është bërë më e arritshme për njerëzit e tjerë në Shqipëri. Kjo tendencë është shoqëruar edhe me një rritje të ndjeshme të procedurave estetike të cilat po ndahen hapur në mediat sociale, duke thyer tabutë dhe stigmat që i rrethonin dikur këto ndërhyrje.

Sipas drejtuesve të klinikave të njohura estetike në Shqipëri, rinoplastika, ose rimodelimi i hundës, mbetet ndërhyrja më e kërkuar nga shqiptarët, si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt. Klinikat raportojnë se rreth 80% e operacioneve estetike përqendrohen pikërisht në këtë procedurë.

“Në vend të parë për nga operacionet plastike mbetet rimodelimi i hundës. Më pas vijnë operacionet që kryhen për ndryshimet në trup, si ato të gjoksit, barkut, liposuksioni, pra heqja e dhjamit, ndërhyrje për rënien nga pesha, dhe për këtë i referohem vendosjes së ballonit apo operacionit të ngushtimit të stomakut, me qëllim realizimin e asaj që dëshirojnë të gjithë njerëzit obezë, humbja e peshës”,

Mjekët estetikë thonë se grupmosha 25-45 vjeç përbën shumicën e pacientëve shqiptarë që zgjedhin të bëjnë ndërhyrje estetike. Për të huajt që vijnë në Shqipëri për të njëjtat arsye, kjo moshë shtrihet nga 55 deri në 60 vjeç. Ndërhyrjet për humbjen e peshës, si zvogëlimi i stomakut apo vendosja e balonit gastrik, kanë parë një rritje prej 30% këtë vit krahasuar me vitin e kaluar.

Turizmi estetik dhe dentar

Në Shqipëri po zhvillohet gjithashtu një formë e re turizmi, ajo e turizmit estetik dhe dentar. Për shkak të çmimeve shumë më të ulëta se në vendet perëndimore, si Italia, shumë shtetas të huaj zgjedhin Shqipërinë për të kryer procedura estetike dhe dentare. Kjo ka ndikuar pozitivisht edhe në tregun e kirurgjisë plastike, pasi pacientët shpesh kombinojnë rregullimet dentare me ndërhyrje estetike.

Rritja e interesit për këto shërbime lidhet edhe me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara, si dhe me një ndërgjegjësim më të madh të popullsisë për avantazhet dhe risqet që lidhen me kirurgjinë estetike. Sipas ekspertëve, kjo tendencë pritet të vazhdojë, me kërkesën për procedura estetike që do të mbetet e lartë për shumë vite në vijim.

Kirurgjia plastike në Shqipëri po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një industri të fuqishme, e cila jo vetëm që kontribuon në rritjen e vetëbesimit të pacientëve, por edhe në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë vendase.

Related Posts

Aksident i trefishtë në Rrëshen, ka të plagosur

Aksident i trefishtë në Rrëshen, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në hyrje të Rrëshenit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti ku dy…

“Mirë t’u bëhet, ç’u duhej të dilnin”, aktorja nxjerr fotot e të atit pasi u përfshi nga flakët në protestën e PD: Babi mund të kishte vdekur sot

“Mirë t’u bëhet, ç’u duhej të dilnin”, aktorja nxjerr fotot e të atit pasi u përfshi nga flakët në protestën e PD: Babi mund të kishte vdekur sot

Pas hedhjes së bombave molotov në drejtim të institucioneve por edhe efektivëve të policisë, një prej tyre është kthyer pas te protestuesit, duke marrë flakë një prej…

Qeveria rrit pensionet me 20 për qind

Qeveria rrit pensionet me 20 për qind

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se Qeveria e tij ka vendosur t’i rrisë për 20 për qind pensionet që financohen nga shteti. Rritja do të vlejë…

‘Më kanë quajtur rrugaqe’, njihuni me nusen nga Maqedonia që po thyen tabutë me pjesëmarrje në gara sportive

‘Më kanë quajtur rrugaqe’, njihuni me nusen nga Maqedonia që po thyen tabutë me pjesëmarrje në gara sportive

Pasioni nuk njeh gjini, këtë gjë më së miri na tregon Ajshe Avdiji. Gruaja nga Shkupi është një shembull i qartë se si pasioni dhe përkushtimi mund…

17-vjecarja humb jeten pasi 6 mjek qe ajo u vizitua nuk e dalluan semundjen e saj

17-vjecarja humb jeten pasi 6 mjek qe ajo u vizitua nuk e dalluan semundjen e saj

Nje vajz 17 vjecare ka humbur jeten pasi gjashtë mjekë “nuk arritën të dallonin tumoret e saj” edhe pse ajo beri disa ekzaminime semundja e saj ishte…

“Jam me dy pjeshka*”, vajzës ngel pa mend kur sheh foton që i dërgon i dashuri

“Jam me dy pjeshka*”, vajzës ngel pa mend kur sheh foton që i dërgon i dashuri

Ky është padyshim një nga rastet më të veçanta të prov.okimeve në një lidhje në çift. Një djalë nga Tirana ka vendosur që të prov.okojë të dashurën…