Një llotari i ndryshoi jetën gruas së re pasi si kurrë më parë fitoi 14 milion paund.
Por, edhe pse ajo ishte shumë e lumtur me fitoren e saj, ajo për fat të keq u ndesh me anëtarë ‘të pangopur’ të familjes së saj dhe që sipas tyre ‘me të drejtë’ kërkonin që ajo ‘t’u siguronte atyre jetesën ‘. Megjithëse ajo tashmë duket se është bërë pishman pasi ne familjen e saj qe kur ka fituar parate ka probleme.
Dikur ajo u gezua shume kur mësoi për biletën fituese dhe nuk e besonte qe do te behej milionere.
Ajo tha: “Më ka ndryshuar jetën time për mirë. Kam pasur gjithmonë shqetësime financiare si prind i vetëm, shtëpia me qira, faturat, nuk kam pasur makinë dhe pasi nuk përballoja shpenzimet mujore, nuk kam bërë pushime.”
“E vetmja gjë që do të kisha ndryshuar ishte të mos i kisha treguar askujt e madje mos dilja fare publikisht.
“Isha unë që bërtisja nga gëzimi kudo dhe i kuptoj plotësisht njerëzit që dalin publikisht, pasi është kaq e vështirë të përmbash veten.”
“Unë thjesht do të doja që familjarët e mi të mos ishin kaq të pangopur dhe kërkues. Unë me kënaqësi i kam ndihmuar shumë prej tyre që ‘të hipnin’ aty ku donin, por mënyra se si disa prej tyre menduan se u detyrohesha për të jetë ishte e dicka e paimagjinueshme.” “Motra ime më mbështet por edhe disa halla, xhaxhallarë dhe kushërinj, ndërsa pjesa tjetër donin të më ‘zhvasnin’ cdo ditë ndaj jeta ime filloi te behej me stres.
“Kam dhënë para për bamirësi kryesisht edhe disa kushërinjve më të vegjël për shkollim, i kam ndihmuar të blejnë makina ose të hapin një biznes vetë, por kaq. Më mjafton të kuptoj tani kush më rri pranë për interes e kush më do pa interes.”
Tashmë edhe pse me miliona pasuri gruaja fatlume ka konfirmuar se nuk rri dot pa u marrë me dicka: “Unë p