Një 43-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Machelen, Belgjikë, ndërsa kushëriri i tij ka mbetur i plagosur rëndë. Viktima është identifikuar si Shpëtim.A.
Ngjarja ndodhi më 25 Gusht dhe shpërtheu nga një mosmarrëveshje për një vend parkimi.
Sipas mediave vendase, autori i sulmit ishte një burrë 61-vjeçar që qëlloi mbi fqinjin e tij 43-vjeçar dhe mbi kushëririn e tij 19-vjeçar.
Viktima 43-vjeçare vdiq nga plagët, ndërsa kushëriri ndodhet në gjendje të rëndë dhe është në rrezik për jetën. Pas ngjarjes, autori u arratis, por u kap më pas nga policia.
Një dëshmitar ka raportuar se ka parë gruan e viktimës duke qajtur dhe bërtitur, duke pyetur nëse burri i saj po merrte frymë.
Sipas fqinjëve, mes autorit, një italian, dhe viktimës, një shqiptar, kishte pasur probleme të vazhdueshme. Në momentin e ngjarjes, në shtëpinë e viktimës po zhvillohej një festë ditëlindjeje. Dyshohet se viktima kishte bllokuar vendin e parkimit, çka çoi në përplasjen fatale.