Në një dekadë mbyllen 22% e shkollave 9-vjeçare publike në rang vendi, shifrat

TIRANA- Rënia e shpejtë e numrit të nxënësve ka ndikuar në mbylljen e një së katërtës së shkollave 9-vjeçare në rang vendi, referojnë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Arsimit. Nga viti shkollor 2012-2013 në vitin shkollor 2021-2022 janë mbyllur 295 shkolla të arsimit 9-vjeçar në të gjithë vendin duke e çuar numrin total të tyre Në 1051 nga 1346 që ishte në vitin 2013. Mbyllja e shkollave ka ardhur në raport të drejtë me rënien e nxënësve, pasi nga 2011 më 2023, INSTAT referon se numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar ka shënuar tkurrje me rreth 30%.

Zonat rurale kryesojnë me mbylljen e shkollave, pasi numri i fëmijëve është pakësuar ndjeshëm. Mirëpo mbyllja e shkollave në zonat rurale të vendit është bërë shkak për emigrimin e mëtejshëm e atyre pak familjeve me fëmijë të vegjël. Që nga viti 2000 janë mbyllur 42% e shkollave 8-9-vjeçare në rang vendi. Arsimi bazë nga klasa e parë deri në të nëntën me kohë të plotë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët që janë nga mosha 6 vjeç deri në moshën 16 vjeç, me përjashtim të rasteve të parashikuara në ligj.

Arsimi Bazë përfshin: Arsimin Fillor (klasat 1-5) dhe Arsimin e Mesëm i Ulët (klasat 6 -9). Arsimi fillor përbëhet nga pesë klasa, nga klasa i deri në klasën V. Ndërsa arsimi i mesëm i ulët përbëhet nga katër klasa, nga klasa VI deri në klasën IX. Mosha e nxënësve është 12-15 vjeç. Shqipëria financonte më shumë se 4-5% të PBB së saj para viteve 1990 për sektorin e arsimit, ky nivel ishte i krahasueshëm me financimet që edhe vendet e tjera të OECD-së jepnin në atë kohë.

Por gjatë viteve të tranzicionit, sektori është financuar më pak se 3% të PBB-së, nivel gati 40% më i ulët se financimet që vendet e zhvilluara ka dhënë në këtë periudhë dhe 20% më pak se financimet që japin vendet e rajonit. Shqipëria hyri në periudhën e tranzicionit me 2200 shkolla të arsimit 8-vjeçar dhe të mesëm dhe tani po përballet me një tkurrje të fortë që nuk po ndikon në rritjen e cilësisë së nxënësve të mbetur. Vendi ynë shënoi rënien më të madhe globale në rezultatet e Testit global PISA 2022.

Mësuesit pohojnë se reformat e në arsim më vitet e fundit kanë rritur barrën rregullatore dhe ngarkesën e mësuesve që nuk ka lidhje në mënyrë të drepërdrejtë me mësimdhënien. Ndryshimi i kurrikulës, përdorimi i gabuar i teknologjisë, mungesa e motivimit për mësuesit, rënia e nivelit profesional të mësuesve, notat fiktive anë disa nga shkaktarët e rezultateve të dobëta.

Teksa niveli i mësuesve të rinj është më i dobët. Financimet e ulëta për arsimin dhe sidomos pagat e ulëta të mësuesve po çojnë gjithnjë e më shumë nxënës, studentë të dobët, në degët e mësuesisë, duke vënë në diskutim cilësinë e arsimit në vijim./Monitor

Related Posts

Nusja heq parukën në studio, tregon arsyen pse ka qethur flokët

Një rast shumë i pazakontë ka ndodhur një ditë më parë në rubrikën “Pa Filtra”, në “E Diell” Një rast shumë i pazakontë ka ndodhur një ditë…

‘Pro*stitucioni apo fallsifikimi’? Dea Mishel nuk përmbahet ndaj Luiz Ejllit

‘Pro*stitucioni apo fallsifikimi’? Dea Mishel nuk përmbahet ndaj Luiz Ejllit

Dënimin e Luiz Ejllit me burg e ka dëgjuar edhe Dea Mishel… edhe pse me vonesë. Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania” ka komentuar vendimin, madje e…

Fshehën vrasjen e Egli Progës, gjykata lë në burg tre dëshmitarët!

Fshehën vrasjen e Egli Progës, gjykata lë në burg tre dëshmitarët!

Gjykata e Korçës la në fuqi masën e arrestit me burg për tre dëshmitarët e vrasjes së Egli Progës. Në seancën për njohjen e masës së sigurisë…

Ekskluzive: Këta janë tre personat që i rrahën me mjete të forta dy vëllezër para shtëpisë së tyre në Ferizaj

Ekskluzive: Këta janë tre personat që i rrahën me mjete të forta dy vëllezër para shtëpisë së tyre në Ferizaj

Disa persona u arrestuan të dielën në Ferizaj, nën dyshimet se kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë pas një mosmarrëveshje. Incidenti ka ndodhur në rrugën “Fatmir Kërqeli”…

11 tërmete radhazi godasin Serbinë. Dridhjet ndjehen edhe në Kosovë

11 tërmete radhazi godasin Serbinë. Dridhjet ndjehen edhe në Kosovë

Në 24 orët e fundit, qyteti i Vrajës në Serbi është përballur me një seri tërmetesh që kanë ngjallur shqetësim mes banorëve. Janë regjistruar gjithsej 11 tërmete,…

Kasaphanë në Levan/ Makinat marrin përpara 40 krerë bagëti, çobani: Ishin dy makina që po parakalonin njëra-tjetrën, u shmanga mos të më vrisnin

Një aksident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Levan-Pishporo, në vendin e quajtur Qarr. Advertisements Dy makina kanë marrë përpara dhjetëra krerë…