Rritja e çmimeve në sezonin turistik, Rama: Vlonjatëve u kanë ikur trutë nga vendi, po bien në gropën e gjoksit të tyre

Kryeministri Edi Rama tha sot se tritja e çmimeve gjatë sezonit veror, kryesisht në bregdet, është e palogjikshme.

Në një takim me kryetarët e bashkive ai tha se abuzimet evidentohen më tepër në Vlorë, pasi sipas tij Durrësi, Shëngjini dhe Velipoja kanë çmime më të qëndrueshme.

Rama apeloi se para se të jetë tepër vonë, duhet të komunikohet në mënyrë të vazhdueshme që çmimet të jenë të arsyeshme.

Ai është ndalur konkretisht në qarkun e Vlorës ku përfshihen edhe Dhërmiu, Himara, Drimadhes, etj., ku janë rritur çmimet ndjeshëm në sezonin veror duke bërë që të zbrazen strukturat turistike:

“Rritja e palogjikshme e çmimeve vjen me një kosto shumë të lartë vitin tjetër. Po të ishte kaq kollaj do e kishte bërë gjithë bota këtë sport. Para se të jetë vonë, duhet të komunikohet në mënyrë të vazhdueshme që çmimet të jenë të arsyeshme. Askush s’mund t’ua imponojë por ama është dhe çështje dijeje.

Ideja që: meqë na thanë vjet që Shqipëria është shumë e lirë dhe ne po ja hedhim në erë të gjitha tavanet e arsyes së çmimeve është ide komplet e çmendur.

Ndërkohë shihni Durrësin, Shëngjinin, Velipojën, stabël. Natyrisht vlonjatët janë molla e këtij sherri. Dihet ajo punë.

Tani që Vlora është bërë kaq e kërkuar dhe kaq konkurruese nga pikëpamja e asaj që përfaqëson, gropa në gjoksin e vlonjatëve do jetë një gropë ku do bien vetë. Do bien në gropën e gjoksit të tyre. Është e padrejtë dhe e turpshme për të krijuar një klimë absurde kur në këtë moment kur kemi hyrë në Champions Leaguen e Mesdheut të fillojë të belbëzohet.

E ka bërë Bullgaria dhe e ka paguar me vite të tëra, nuk ktheheshin dot aty ku ishin”, u shpreh Rama ndërsa u dha mesazhin e qartë bizneseve në Vlorë se “do të zbresim pak me këmbë në tokë. Nuk zbresin dot vlonjatët, por të paktën të zbresin deri në kat të dytë”.

Related Posts

Aksident i trefishtë në Rrëshen, ka të plagosur

Aksident i trefishtë në Rrëshen, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në hyrje të Rrëshenit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti ku dy…

“Mirë t’u bëhet, ç’u duhej të dilnin”, aktorja nxjerr fotot e të atit pasi u përfshi nga flakët në protestën e PD: Babi mund të kishte vdekur sot

“Mirë t’u bëhet, ç’u duhej të dilnin”, aktorja nxjerr fotot e të atit pasi u përfshi nga flakët në protestën e PD: Babi mund të kishte vdekur sot

Pas hedhjes së bombave molotov në drejtim të institucioneve por edhe efektivëve të policisë, një prej tyre është kthyer pas te protestuesit, duke marrë flakë një prej…

Qeveria rrit pensionet me 20 për qind

Qeveria rrit pensionet me 20 për qind

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se Qeveria e tij ka vendosur t’i rrisë për 20 për qind pensionet që financohen nga shteti. Rritja do të vlejë…

‘Më kanë quajtur rrugaqe’, njihuni me nusen nga Maqedonia që po thyen tabutë me pjesëmarrje në gara sportive

‘Më kanë quajtur rrugaqe’, njihuni me nusen nga Maqedonia që po thyen tabutë me pjesëmarrje në gara sportive

Pasioni nuk njeh gjini, këtë gjë më së miri na tregon Ajshe Avdiji. Gruaja nga Shkupi është një shembull i qartë se si pasioni dhe përkushtimi mund…

17-vjecarja humb jeten pasi 6 mjek qe ajo u vizitua nuk e dalluan semundjen e saj

17-vjecarja humb jeten pasi 6 mjek qe ajo u vizitua nuk e dalluan semundjen e saj

Nje vajz 17 vjecare ka humbur jeten pasi gjashtë mjekë “nuk arritën të dallonin tumoret e saj” edhe pse ajo beri disa ekzaminime semundja e saj ishte…

“Jam me dy pjeshka*”, vajzës ngel pa mend kur sheh foton që i dërgon i dashuri

“Jam me dy pjeshka*”, vajzës ngel pa mend kur sheh foton që i dërgon i dashuri

Ky është padyshim një nga rastet më të veçanta të prov.okimeve në një lidhje në çift. Një djalë nga Tirana ka vendosur që të prov.okojë të dashurën…