Përfshirja në shumë konflikte edhe në kohët e fundit, por edhe më përpara ja ka vështirësuar edhe më shumë punën policisë së Shkodrës për zbardhjen e vrasjes së shtetasit Elis Rroshkodoli, e ndodhur një ditë më parë në Shkodër.
Nga detajet e reja në këtë ngjarje të rëndë që ndodhi rreth orës 12:30 të 30 gushtit, policia e ka ende të paqartë se cila mund të jetë pista më e mundshme.
EMRI/ U qëllua për vdekje me pistoletë nga një distancë e afërt, identifikohet viktima në Shkodër
Përfshirja në vjedhje, plagosje brenda e jashtë vendit, dyshimet për pazare droge dhe konflikte të tjera të shumta, kanë bërë që grupi hetimor të mos përjashtojë asnjë prej mundësive.
Konfliktet e viktimës, kanë nisur që kur ka qenë në një moshë të re ende pa i bërë 20-vjeç deri kur u qëllua në atë vrasje mafioze një ditë më parë.
Në vitin 2010 dyshohet se Elis Rroshkodoli, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Hysni Bregu, babai i të fortit të Shkodrës Barush Bregu.
Më pas në vitin 2014, dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në Belgjikë, i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh.