Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Anëtarja e Kryesisë së PD, Jola Hysaj, ka publikuar pamjet nga qyteti i Durrësit, që siç shihet për shkak të reshjeve të shiut disa rrugë janë përmbytur.
Hysaj me ironi thotë se qytetarët e Durrësit, duhet të marrin çizmet prej llastiku me vete.
“Sepse “gondolat” dhe “gomerdaret” që si gjithmonë i duhen për të mundësuar kalimin në rrugët e dimrit, na janë bërë të zakonshme tashmë”, shkruan Hysaj.
Postimi:
Mirëmëngjesi,
DURRËSI LIVE
I kujtoj të gjithë qytetarëve të Durrësit të mos harrojnë të marrin çizmet e llastikut me vete .
Sepse “gondolat” dhe “gomerdaret” që si gjithmonë I duhen për të mundësuar kalimin në rrugët e dimrit , na janë bërë të zakonshme tashmë .