Një 33-vjeçare në Durrës, e punësuar si sanitare, është arrestuar për vjedhje në bashkëpunim me dy vëllezërit e saj.
Ajo ka marrë një çelës të banesës ku punonte dhe e bërë kopje për t’ia dhënë bashkëpunëtorëve të saj, që ishin vëllezërit.
Këta të fundit, në një moment kur banesa ishte bosh pasi motra i kishte informauar, kanë hyrë dhe kanë vjedhur një unazë, një varëse floriri dhe një shumë parash që i përkisnin pronarit 59-vjeçar ku punonte motra e tyre.
Edhe pse motra me vëllezërit u përpoqën të mos lënë gjurmë, kur pronari konstatoi vjedhjen njoftoi menjëherë policinë.
Njëri nga vëllezërit, 42-vjeçari F.H., është arrestuar, ndërsa tjetri, 36-vjeçari A.H., është shpallur në kërkim.