Tiranë/ Një grua është kapur nga kamerat e sigurisë së një marketi Big Market, teksa futet dhe merr në krahë një fëmijë të vogël. Ajo merr në krahë vajzën e vogël dhe del jashtë nga dera, e pas disa minutash rikthehet sërish.
Nuk dihet qëllimi i kësaj gruaje, por sipas policisë, që kanë marrë dëshmitë e punonjësve të marketit, thuhet se gruaja vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Gjithsesi prindërit e vajzës kanë bërë kallëzim në polici.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.09.2024, është paraqitur në Polici shtetasi E. D., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor.
Vijon puna për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.