Dy vajza, adoleshente, janë përleshur me njëra-tjetrën në qendër të Durrësit. Siç shihet edhe nga pamjet ato shtyjnë dhe godasin njëra-tjetrën, teksa janë në shoqërinë edhe të vajzave të tjera.
Policia bashkiake ka ndërhyrë për të ndaluar agravimin e situatës. Një qytetar ka filmuar ngjarjen dhe ka dërguar pamjet në redaksinë e JOQ Albania. Ende nuk dihen arsyet e këtij sherri mes vajzave.
Raste të tilla përleshjesh mes të rinjve po bëhen gjithnjë e më shqetësuese. Nuk është hera e parë që adoleshentë gjenden në të tilla situatash.