Xhovana Nikolli, shënjestra e atentatit me tritol të ndodhur pak ditë më parë në Elbasan, i është kundëpërgjigjur Nuredin Dumanit, porositësit të dyshuar.
Në një story në Instagram, Xhovana e quan ordiner Dumanin dhe thotë se burrëria e tij është të merret me femra.
Ajo shprehet se nuk do dorëzohet lehtë dhe i kërkon Nuredin Dumanit që herë tjetër t’ia vendosë vetë tritolin, dhe jo “këlyshët” e tij siç i quan ajo, pasi kanë marrë në qafê njerëz të gabuar.
“Burrni është t’merresh me femra! S’je burr po KURV ! Un qa them se terheq mrapsht deri ne frymen e fundit! Nuk jam ajo femer un qe derzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol, hajde vet ne qofte se je burr me bole mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner ..”.
Kujtojmë se nga shpërthimi me tritol i ndodhur në fundjavë, mbeti i plagosur rëndë fqinji i Xhovanës e cila jetonte në shtëpinë me qira bashkë me motrën e saj.
Të dyja janë të njohura në rrjetet sociale ku reklamojnë jetën luksoze, ndërsa Xhovana është edhe e dashura e Amarildo Nikollit, arrestuar për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, i cili po vuan dënimin në burgun 313.