Ishte ora 14:00 e datës 17 korrik, ku babai i një 27-vjeçareje telefonoi pranë komisariatit të policisë së Shkodrës se vajza e tij e kishte telefonuar dhe i kishte thënë që po mbytej së bashku me 4 fëmijët.
Lulash Lokthi, Valter Serraj, Avni Doda dhe Landi Malkaj me të marrë njoftimin ndërhynë menjëherë duke shmangur mrekullisht një tragjedi.
Në një intervistë efektivët rrëfejnë momentin kur shpëtuan nënën me 4 fëmijët.
“Rreth orës 14:00 nga salla operative dhe nga shefi i rendit për ti nisur në drejtim të “Urës së Bunës” është një informacion nga një qytetar, është një person më katër fëmijë tenton të hidhet në lumin Buna . Ne menjëherë kemi mbërritur tek vendi ku bëhet fjalë dhe kemi konstatuar një grua me katër fëmijë të mitur”, deklaron Lulash Vokthi – efektiv i Patrullës së Përgjithshme në Shkodër.
Efektivi i policisë thotë se gjendja e gruas ishte tepër e rënduar ndërsa tregon që menjëherë janë kujdesur për fëmijët të cilët ishin tepër të uritur.
“Gruaja ishte ne gjendje të rëndë psikologjike dhe mendore , i kemi nxjerrë hije, i kemi afruar tek stoli atje. I kemi qetësuar, i kemi thënë hajde me ne, të ndihmojmë, do ju zgjidhim të gjitha problemet. Kishte tentuar të hidhej në ujë. I kemi marrë i kemi ulur aty, i kemi blerë disa molto, ujë dhe i kemi shoqëruar tek komisariati i policisë”, deklaroi Vokthi.
Kjo ngjarje e rëndë fatmirësisht është parandaluar në kohë nga efektivët e policisë të cilët kanë shtuar patrullimet në zonë pas vetëvrasjes tragjike të Alma Arrazit me 4 fëmijët e saj pak kohë më parë. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se para se të mbytej, 27 vjeçarja përveç babait, ka telefonuar edhe ish-bashkëshortin për ti treguar për aktin ekstrem.
Në kushte të rënduara psikologjike, 27 vjeçarja kishte tentuar të hidhej në ujërat e lumit “Buna” së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur 7,5,3 dhe 1 vjeç, por fatmirësisht u shpëtuan nga reagimi në kohë i forcave të rendit.