Prokuroria e Fierit ka nisur procedimin penal për ngjarjen e rëndë të 10 shtatorit në Roskovec, ku u vranë Vladimir dhe Gramoz Kurtaj. Hetimet po vazhdojnë mbi disa vepra penale, përfshirë “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municioneve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Altin Kuka akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municioneve”. Dy djemtë e tij, Emauriso dhe Ervis Kuka, gjithashtu përballen me akuza të rënda për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, të kryer në bashkëpunim, dhe për armëmbajtje pa leje. Emauriso akuzohet gjithashtu për “Drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt”.
Nga ana tjetër, Tomorr Zyka është nën hetim për “Përkrahje të autorit të krimit”. Ndërsa shtetasit Y.K. dhe i mituri E.H. po hetohen në gjendje të lirë për shkak të moshës së tyre.
Pavarësisht se një javë ka kaluar nga ngjarja tragjike, motivi i vrasjes së dyfishtë në Kurjan mbetet i paqartë. Edhe pse Altin Kuka pranoi përgjegjësinë dhe u dorëzua në polici, duke treguar versionin e tij për krimin, ende nuk është e qartë se si një miqësi e gjatë mes dy familjeve Kuka dhe Kurtaj përfundoi në një akt kaq të dhunshëm. Detajet e mëtejshme të hetimit mbeten konfidenciale, duke lënë të hapura disa pista për zbardhjen e