Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, në kryqëzimin e rrugëve Kerameikos dhe Iasonos, kur shqiptari Ergert Lusha ishte duke ecur në këmbë.
Sipas mediave greke, tre persona kanë hapur zjarr ndaj një 36-vjeçari dhe e kanë plagosur në këmbë.
Shqiptari është dërguar në spitalin “Gennimatas” dhe nëvendngjarje, policia ka gjetur gjashtë gëzhoja.
Autorët janë zhdukur, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e sulmit.