DURRËS- Nëna e një fëmije të mitur ka kallëzuar në Polici edukatoren e një çerdheje në Durrës. Mësohet se nëna fajëson edukatoren për dëmtimin e fëmijës së saj.
Ndërkohë policia e Durrësit ka dalë me një njoftim ku thotë se u referuan materialet në Prokurori për vlerësim, dhe se nga verifikimet e kryera fëmija është dëmtuar lehtë gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë, në ambientet e çerdhes.
‘U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasja Xh. K., se fëmija i saj është dëmtuar në ambientet e çerdhes ku qëndron, nga pakujdesia e edukatores.
Nga verifikimet e kryera dyshohet se fëmija është dëmtuar lehtë gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë, në ambientet e çerdhes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, njofton policia vendore.