Një i mitur 16 vjeç ka aksidentuar me makinë bashkëmoshataren në pajovë, Peqin.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 16 vjeç, banues në Peqin, pasi ditën e djeshme, në fshatin Pajovë, gjatë kryerjes së manovrës indietro, me automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, ka aksidentuar lehtë një 16-vjeçare dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.