Një 7-vjeçare shqiptare është mbytur të mërkurën në liqenin e bioparkut AcquaViva në Caraglio, pak kilometra larg Cuneos.
Pasi mori pantoflat rozë dhe rrobat e banjos, mëngjesin e së mërkurës Anisa Murati i tha lamtumirë mamit dhe babit për të kaluar një ditë në Bioparco së bashku me grupin e fëmijëve dhe adoleshentëve nga qendra verore.
Por në fund të ditës, ishin pikërisht ato pantofla që shkaktuan tragjedinë e vajzës 7-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila jeton me familjen e saj në Demonte, në zonën e Cuneos.
Vogëlushja u gjet dy metra thellë në pellgun e madh artificial vetëm pas ndërhyrjes së mjeteve të urgjencës.
Kjo tragjedi ka tronditur komunitetin ku jetonte vajza shqiptare pasi vdekja e saj shoqêrohet me shumë pikëpyetje. Për momentin është hapur një rast për vrasje dhe braktisje të fëmijëve. Anisa i ishte besuar animatorëve që duhej ta monitoronin, por pse askush nuk e vuri re zhdukjen e saj derisa erdhi koha për t’u kthyer në shtëpi?
Edhe pse kishte pasur dhjetëra fëmijë nga e gjithë lugina, në biopark ishin vetëm 7 shoqërues, vetëm dy prej të cilëve ishin të rritur. Pozicioni i tyre është në pikëpyetje pasi duhet të vlerësohet se cilat ishin detyrat e tyre dhe cilat ishin ato të shoqëruesve.
Bioparku tashmë është në sekuestrim për periudhën e nevojshme për hetimet gjyqësore dhe së shpejti do të kryhet autopsia e vogëlushes.
Gjithashtu do të bëhen vlerësime edhe për organizimin e kampeve verore dhe për raportin mes fëmijëve dhe edukatorëve.