FIER- Një aksident fatal ka ndodhur në unazën e qytetit të Fierit ku një këmbësor është goditur nga një automjet dhe si pësojë e përplasjes dhe dëmtimeve të forta në koka ka ndërruar jetë. I lënduari u transportua menjëherë drejt spitalit, por nuk ka mundur të mbërrijë i gjallë, pasi ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
Bëhet me dije se viktima ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga makina. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit.