‘Djali më mbante, nusja më godiste me bishtin e fshesës! E dhunoi i biri me nusen, 74-vjeçarja rrëfen tmerrin

Disa ditë më parë, një 74-vjeçare denoncoi djalin dhe nusen e djalit se e kanë dhunuar.

E moshuara ka rrëfyer për “News 24” tmerrin që ka kaluar, teksa është dhunuar nga i biri dhe bashkëshortja e tij. 74-vjeçarja tha se djali i saj ka qenë në burg në Greqi për 21 vite, ndërsa ka dhënë edhe detaje rrëqethëse nga dhuna e ushtruar ndaj saj.

“Unë jam Vjollca Murri dhe jam 74 vjeçe. Nusja më ka ardhur me bishtin e fshesës, me qëllim për të më rrahur. Më ka gjuajtur me shkopin e fshesës. Pas asaj, erdhi djali.

Nusja mësoi shumë keq çunin e vet, i dha dy gurë në dorë dhe i tha t’i bjerë gjyshit të vet. I dola djalit përpara. Nusja më ka rrahur përpara një jave.

U bëra zi, më këputi dhe varësen, prapë më ka rrahur. Më ra me shkopin e fshesës, duke më thënë se “djalin tim nuk e rreh dot”. Erdhi djali im, djali më mbante dhe nusja më gjuante. Më gjuanin me shkop. Më ka rrahur sërish. Vetëm pse i thashë djalit ku shkon me gur. Djali nisi të qajë e tha që më rrahu nëna”, u shpreh ajo.

“Nuk e kam rrahur nipin. Isha pre e dhunës, mora një taksi dhe ika. Djali ka rrahur edhe babanë e vet. Burri im është 75 vjeç. Djali ka bërë 21 vite burg në Greqi, 5 lekë nuk m’i ka sjellë në shtëpi. Shtëpinë e kam bërë unë dhe plaku e me djalë të vogël, nuk e kanë bërë ato.

Madje, e kemi ndihmuar kur ka dalë në gjyqe në Greqi. Hera e parë që shkojmë në polici. Nusja e djalit është e treta herë që më rreh. Policia të më ndihmojë, kërkoj ndihmë. Më kanë nxirë. Nëse ka shtet, të ma heqë djalin nga këtu. Nuk e di ku i ka çuar lekët, se mua më ka sjellë vetëm probleme”, tha më tej e moshuara.

Related Posts

Aksident/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, lëndohet drejtuesi

Aksident/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, lëndohet drejtuesi

Një aksident ka ndodhur në fshatin Turan, në Pogradec. Advertisements Sipas informacioneve nga policia një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është lënduar drejtuesi i…

I fundit! Tërmeti 6.2 ballë tro*ndit këtë shtet

I fundit! Tërmeti 6.2 ballë tro*ndit këtë shtet

Një tërmet i fuqishëm 6.2 i shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Kosta Rikës. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka rënë rreth 21…

“Këtë këngë do e shkruash ti”, Olti Curri tregon fillimet e karrierës së tij: Propozimi i Besa Kokëdhimës më ndryshoi jetën

“Këtë këngë do e shkruash ti”, Olti Curri tregon fillimet e karrierës së tij: Propozimi i Besa Kokëdhimës më ndryshoi jetën

I ftuar në studion e emisionit “Rudina” në Tv Klan për të folur rreth takimit apo personin që i ka ndryshuar krejt rrjedhën e jetës, blogeri dhe…

E trishtë! Doli të ushqente bagëtitë, baresha në Pukë gjendet e vd*ekur!

E trishtë! Doli të ushqente bagëtitë, baresha në Pukë gjendet e vd*ekur!

Doli të ushqente bagëtitë, gruaja në Pukë gjendet e vdekur! Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Kabash të Pukës. Mësohet se një grua 55-vjeçare, që…

Vranësira mesatare e të dendura, në mesditë vjen kthesa….Ja si parashikohet moti sot

Vranësira mesatare e të dendura, në mesditë vjen kthesa….Ja si parashikohet moti sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e…

E bija humbi jetën pas lindjes, të moshuarit rrisin në varfëri mbesën 8 vjeç, historia prekëse në “Për Shqiptarët”

E bija humbi jetën pas lindjes, të moshuarit rrisin në varfëri mbesën 8 vjeç, historia prekëse në “Për Shqiptarët”

Dashuria që kanë prindërit për fëmijët është e madhe, e përsosur, por ajo që kanë për nipërit dhe mbesat kalon në dimension hyjnor. Humja dhe Saliu, prekën…