Eskortat e huaja “zaptojnë” Shqipërinë, s*ks 200 euro ora, shërbimet ekstra plus! Fitimi ndahet në gjysmë me tutorët

Emisioni Fiks Fare solli mbrëmjen e sotme sesi operon rrjeti i eskortave në Shqipëri.

Vajza të huaja të moshave dhe profileve të ndryshme ushtrojnë prostitucion lirisht në çdo qytet të vendit. Mjafton të hysh në një link në internet i quajtur “Shkodra escort”, aty gjen numrin e eskortave në çdo qytete, foto dhe numra sesi mund të lidhesh me to dhe pastaj t’i takosh. Po në këtë faqe janë edhe të dhënat për numrin e eskortave në çdo qytet.

Në krye të listës qëndron Tirana me rreth 1200 eskorta , ndërkohë vendin e fundit e mban Korça me 1 të tillë.

Në investigimin e tyre gazetarët e Fiksit sollën takime dhe biseda me vajzat e huaja të cilat tregonin vendet nga vinin dhe çdo gjë tjetër këtu.

Takimin e parë Fiksi e bëri me një vajzë 24 vjeçare që prezantohet si latine dhe prej kohësh ushtronte prostitucion në qytetin e Shkodrës. Komunikimi me bashkëpunëtorin e Fiksit bëhen në gjuhën shqipe dhe me atë të aplikacionit Whatsapp. Aty i dërgon edhe vendndodhjen si dhe listën e pagesës për shërbimet që ofronte. Ndërkohë në takimin e ‘klientit’ me prostitutën , kjo e fundit nuk dinte asnjë fjalë shqip.

Prostitucionin e kryente në një banesë dhe menjëherë sapo bashkëpunëtori i Fiksit hyri iu morë pagesa prej 200 eurosh ora. Nëse ai do të kërkonte shërbime ekstra, ato kishin pagesë tjetër plus. Më pas vajza e fton të shkojnë në një dhomë, ku i shpjegon bashkëpunëtorit të Fiksit se nuk di shqip. Ajo që të bie në sy është veprimet dhe shenjat që ajo bën karshi tij, për t’i treguar që monitorohen.

Takimi i dytë që solli Fiksi në investigimin e tij u bë në Tiranë. Aty ku lulëzon tregu i prostitucionit. Edhe kjo eskortë 30 vjeçare komunikoi me anë të mesazheve në Whatsapp si dhe aty dërgoi vendndodhjen e saj dhe priti klientin e radhës. Ajo në internet ishte prezantuar si japoneze, por kur bashkëpunëtori i Fiksit e takoi i pohoi se ishte gjysmë malajziane dhe ruse. Ndërkohë që në profilin e saj kishte vendosur një foto tjetër, nuk ishte vetë personalisht.

Biseda me të ishte më e gjatë dhe më e lirshme. Ajo tregoi se në Shqipëri e solli një shoqe dhe se e di dhe njeh plot të huaja në vendin tonë që ushtrojnë prostitucion. Madje në apartamentin që kishin si strehë ishin edhe dy vajza të tjera nga Kina. Tregon se ka një menaxhere e cila i gjen klientët, flet me ta në shqip dhe i merr edhe gjysmën e pagesës. Ajo e fton bashkëpunëtorin e Fiksit që të shkojë sërish dhe të takohet më vajzat kineze. Gjithmonë komunikimi thekson ajo të behët me menaxheren.

Në të dyja rastet që Fiks Fare solli, u komunikua me vajzat me numër shqiptarë, i cili ishte publikuar poshtë fotos së tyre në linkun e internetit. Edhe pse ato janë të huaja dhe nuk dinë shqip, komunikimi me klientët bëhet në shqip.

Related Posts

Aksident i trefishtë në Rrëshen, ka të plagosur

Aksident i trefishtë në Rrëshen, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në hyrje të Rrëshenit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti ku dy…

“Mirë t’u bëhet, ç’u duhej të dilnin”, aktorja nxjerr fotot e të atit pasi u përfshi nga flakët në protestën e PD: Babi mund të kishte vdekur sot

“Mirë t’u bëhet, ç’u duhej të dilnin”, aktorja nxjerr fotot e të atit pasi u përfshi nga flakët në protestën e PD: Babi mund të kishte vdekur sot

Pas hedhjes së bombave molotov në drejtim të institucioneve por edhe efektivëve të policisë, një prej tyre është kthyer pas te protestuesit, duke marrë flakë një prej…

Qeveria rrit pensionet me 20 për qind

Qeveria rrit pensionet me 20 për qind

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se Qeveria e tij ka vendosur t’i rrisë për 20 për qind pensionet që financohen nga shteti. Rritja do të vlejë…

‘Më kanë quajtur rrugaqe’, njihuni me nusen nga Maqedonia që po thyen tabutë me pjesëmarrje në gara sportive

‘Më kanë quajtur rrugaqe’, njihuni me nusen nga Maqedonia që po thyen tabutë me pjesëmarrje në gara sportive

Pasioni nuk njeh gjini, këtë gjë më së miri na tregon Ajshe Avdiji. Gruaja nga Shkupi është një shembull i qartë se si pasioni dhe përkushtimi mund…

17-vjecarja humb jeten pasi 6 mjek qe ajo u vizitua nuk e dalluan semundjen e saj

17-vjecarja humb jeten pasi 6 mjek qe ajo u vizitua nuk e dalluan semundjen e saj

Nje vajz 17 vjecare ka humbur jeten pasi gjashtë mjekë “nuk arritën të dallonin tumoret e saj” edhe pse ajo beri disa ekzaminime semundja e saj ishte…

“Jam me dy pjeshka*”, vajzës ngel pa mend kur sheh foton që i dërgon i dashuri

“Jam me dy pjeshka*”, vajzës ngel pa mend kur sheh foton që i dërgon i dashuri

Ky është padyshim një nga rastet më të veçanta të prov.okimeve në një lidhje në çift. Një djalë nga Tirana ka vendosur që të prov.okojë të dashurën…