FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja.
Sipas informacioneve, dyshohet se për shkak të shpejtësisë, shtetasja e identifikuar si Lejdi Dajana Xhaferaj ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte dhe ka përfunduar në kanal.
Dy zjarrëfikës dhe një autoambulancë u angazhuan për të ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurës nga automjeti.
Nga ky aksident drejtuesja e makinës ka marrë plagë në pjesë të shumta në trup dhe është transportuar në spitalin e Vlorës. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.