Abuzuan me fondet e rindërtimit, Gjykata Durrës cakton masë sigurie me burg për 3 zyrtarë të bashkisë Rrogozhinë

Tre nga pesë zyrtarët e Bashkisë së Rrogozhinës, të akuzuar për një dëm prej mbi 353 milionë lekësh përmes abuzimit me fondet e rindërtimit, do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.

Të arrestuar një ditë më parë, ata dolën këtë të martë para Gjykatës së Durrësit, ku prokurorja e çështjes Mediana Meta kërkoi fillimisht vazhdimin e masës së sigurisë arrest në burg për të pestë.

Po, për shkak të rrethanave të veçanta të dy zyrtareve, njëra nënë e një fëmije nën 1 vjeç dhe tjetra me prindër në kujdestari, përveç avokatëve mbrojtës edhe ajo kërkoi masa sigurie më të buta.

Gjykata vendosi që Xhemile Uku, përgjegjëse e zyrës së rinisë dhe sporteve në bashki, të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërsa për Edlira Ramajn, specialiste e burimeve njerëzore, u vendos masa e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit.

Për tre zyrtarët e tjerë të bashkisë, koordinatorin për të drejtën e informimit Besim Ballabani dhe ish-punonjësit Mario Meka dhe Elton Levonja, gjykata konfirmoi masën e arrestit në burg.

Të pestë personat nën hetim dyshohen për shpërdorim detyre, falsifikim dhe mashtrim, në kuadër të një hetimi që zbuloi abuzime në të paktën 78 raste me fondet e rindërtimit.

Hetimi i Prokurorisë së Durrësit nisi pas denoncimeve të banorëve të Rrogozhinës për manipulime gjatë procesit të verifikimit të dëmeve nga tërmeti i vitit 2019. Zyrtarët akuzohen se kanë plotësuar dosje fiktive për shtëpi të dëmtuara nga tërmeti, duke përfshirë në to dhe objekte të padëmtuara, si dhe ato që nuk përdoreshin për banim. Shumë qytetarë të padëmtuar realisht kanë përfituar dëmshpërblim edhe për kasolle ku mbanin lopët dhe derrat.

Krahas zyrtarëve, nën hetim janë edhe 78 persona të tjerë që kanë përfituar nga kjo skemë mashtrimi.

Vendimi i Gjykatës:

Konfirmimin dhe vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personave nën hetim shtetasve M. M., E. L., B. B.caktuar me vendimin nr. 681 dt. 30.09.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

2. Zëvendësimin e masës së sigurisë për shtetasen Xh. U. duke caktuar masën e sigurisë ‘’ arrest në shtëpi’’ parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale. urdhërohet personi nën hetim Xh. U. që t mos largohet nga banesa e saj e ndodhur në Lagjia nr. 1 në Rrogozhinë.

3. Zëvendësimin e masës së sigurisë për shtetasen E.Ra. duke caktuar masën e sigurimit personal Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore të hënën e parë dhe të tretë të muaji ora 08.00 si dhe masën e sigurimit Ndalimi i daljes jashtë shtetit.

4. Urdhërohet policia gjyqësore dhe prokuroria që të zbatoj këtë vendim.

5. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të këtij vendimit.

7. U shpall në Durrës, sot më datë 01.10.2024.

Related Posts

Bashkëshortja iu nda nga jeta, Agron Llakaj thirrje të gjitha zonjave për kontroll mamografik: ‘Çdo burrë është i pabukur pa gruan’

Bashkëshortja iu nda nga jeta, Agron Llakaj thirrje të gjitha zonjave për kontroll mamografik: ‘Çdo burrë është i pabukur pa gruan’

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin,…

Panik në një aeroport në Itali, merr flakë motori i avionit me rreth 200 pasagjerë në bord

Panik në një aeroport në Itali, merr flakë motori i avionit me rreth 200 pasagjerë në bord

Panik në aeroportin e Brindisit në Itali. Shkak është bërë një zjarr që ka shpërthyer në motorin e një avioni pak para nisjes, gjë që çoi në…

‘Ndërhyrja zgjati dy orë’! Flet mjeku që kreu operacionin e kryeministrit Edi Rama

‘Ndërhyrja zgjati dy orë’! Flet mjeku që kreu operacionin e kryeministrit Edi Rama

Kirurgu Arben Gjata, i cili kreu ndërhyrjen të hernies inguinale të kryeministri Edi Rama ka folur për mediat duke dhënë detaje nga gjendja e kreut të qeverisë….

Reperi Fero fitoi çështjen mbi kujdestarinë e vajzës, reagon për herë të parë Arbenita Ismajli: Fëmijët do rriten dhe do kuptojnë se kush ishte…

Reperi Fero fitoi çështjen mbi kujdestarinë e vajzës, reagon për herë të parë Arbenita Ismajli: Fëmijët do rriten dhe do kuptojnë se kush ishte…

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka reaguar për herë të parë lidhur me çështjen mbi kujdestarinë e vajzës së saj me reperin e njohur, Fero. Pas…

U shkatërruan 20 avionë F-35? Dalin pamjet e bazës së Izraelit të goditur nga raketat e Iranit

U shkatërruan 20 avionë F-35? Dalin pamjet e bazës së Izraelit të goditur nga raketat e Iranit

Raketat balistike iraniane kanë goditur pjesë të bazës ajrore të Izraelit, e cila strehon avionë luftarakë të avancuar F-35, në pjesën qendrore dhe lindore të vendit, siç…

Çfarë janë vrimat e vogla që shfaqen në bluza?

Çfarë janë vrimat e vogla që shfaqen në bluza?

Një grua ka mbetur e habitur me disa vrima të vogla që shfaqen vazhdimisht në fund të bluzave të bashkëshortit të saj. Siç duket, më në fund…