Një foto e sulmuesit shqiptar Leon Dajaku në rrjetet sociale, ka krijuar një ngatërresë të pazakontë mes ndjekësve të futbollistit.
Ai shfaqej në atë foto me një bionde, që shumëkush mendoi se ishte e dashura e tij. Por në fakt, ajo është Blerta, e ëma e futbollistit 23-vjecar i cili tashmë luan në Kroaci me fanellën e Hajduk Split, teksa më parë ka qenë pjesë e Bajern Mynih dhe Sandërlend.