Një burrë i dehur kishte nisur të përleshej me një gjarpër piton teksa kthehej në shtëpi në Kinë, por megjithë guximin e tij, humbi në mënyrë qesharake.
U desh ndërhyrja e zjarrfikësve që të lironin burrin nga kapja shtrënguese e pitonit para se të mbetej i vdekur.
Miqtë e burrit të paidentifikuar publikisht thonin se ai kishte hasur gjarprin 2.5 metra të gjatë teksa kthehej në shtëpi nga bari i lokalitetit në Kinë. HAP LINKUN REKLAMUES DHE SHIKO VIDEON
Por duke u ndjerë me vetëbesim nga pija alkoolike, ai vendosi të provokonte gjarprin para miqve të tij.
Prandaj zvarraniku e rrethoi dhe nisi ta shtrëngonte me kapjen e vdekjes, duke detyruar të tjerët të thërrisnin zjarrfiksat.
Zjarrfikësat e Huizhou, në veri të Hong Kong fatmirësisht mbërritën para se burri të kishte vdekur nga asfiksia.
Ata përdorën shtylla për të liruar kapjen e gjarprit dhe lejuar burrin të merrte frymë.
Në pamje shihet që punonjësit më pas marrin gjarprin duke e futur në thes.
Burri raportohet se refuzoi shoqërimin drejt spitalit dhe u kthye në shtëpi me miqtë e tij.
Pitoni ishte lënë i lirë në botën e egër një ditë më vonë, shkruan rrjeti britanik Metro.