Ministria e Jashtme ka reaguar pas lajmit se një minibus me turistë shqiptarë u përfshi në një aksident në Katania të Siçilisë, duke lënë 16 persona të plagosur.
Advertisements
Në një deklaratë për mediat, ministria bën me dije se shqiptarët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet.
Advertisements
Ndër të tjera, Ministria e Jashtme, thotë se përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari.
Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane”, thuhet në deklaratë.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00, ku sipas mediave italaine 16 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa shkak dyshohet se është bërë një defekt në frena.