Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalëzit në Durrës, ku një vajzë 7-vjeçare u përplas nga një automjet tip Audi që drejtohej nga një 18-vjeçar.
Burime nga vendi i ngjarjes bënë me dije se drejtuesi i automjetit sapo kishte marrë patentën. Fëmija ka qenë duke lëvizur në rrugë te zona e njohur si Kryqëzimi i Lurës, kur u godit nga automjeti i drejtuar nga i riu.
Fëmija i aksidentuar është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.