Pogradec, 22 Korrik 2024 /noa.al- Shpërthim me tritol pranë banesës së Meard Berberit, banesa e të cilit dyshohet se ishte objektiv i sulmit me lëndë plasëse.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit Meard Berberi. Në foto shikoni pamje pas shpërthimit.
Policia tha se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Meard Berberi, 38 vjeç konsiderohet person me precedentë penalë, pasi 13 vitet e fundit është dënuar pesë herë për vepra penale.
Ai është dyshuar dhe si pjesë e grupit që sulmoi me armë hotel Volorekën në vitin 2020