Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimi me lëndë plasëse në Pogradec.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, afër hyrjes së banesës së shtetasit Meardi Berberi është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Mësohet se Meardi Berberi është një person me precedent te theksuar kriminal, dhe ka përfituar së fundmi nga amnistia, ky shtetas rezulton i dënuar për veprat penale:
-08.08. 2020″ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
-10.02.2019″ Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”
-20.06.2008″ Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
-24.02.2018 Kanosje ,Prishje e qetësisë publike.
-24.04.2011 plagosje e rëndë me dashje
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.