Himarë, 22 Korrik 2024 /noa.al- Plani operacional policor i koduar “Coastline” në përpjekje për lirimin e hapësirave nga ndërtimet pa leje përgjatë vijës bregdetare në qarkun Vlorë, sot kulmoi me shkatërrim dhomazh plazhi.
Një 48 vjeçar u arrestua sepse kishte ndërtuar pa leje 4 objekte me strukturë druri (beach-bar dhe dhoma plazhi) në vijën bregdetare në Borsh, raporton noa.al.
Policia lokale tha se kishte marrë informacion dhe ushtroi kontroll duke konstatuar në Borsh, të ndërtuara pa leje nga organet kompetente, 4 objekte me strukturë druri, konkretisht 1 beach-bar dhe 3 dhoma plazhi siç shihni fotot.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. I., 48 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë, me qëllim rikthimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin sipas ligjit të çdo shtetasi që prek këto hapësira dhe i shfrytëzon ato në mënyrë të paligjshme, thotë policia.