Një 48-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në qelinë e burgut të Bolonjës, ku ishte në pritje të gjykimit që prej muajit maj të këtij viti.
48-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, rezulton se ishte arrestuar për veprën penale të “Tentativës së vrasjes”.
Mediat italiane raportojnë se policia e burgut dhe stafi mjekësor janë përpjekur t’i vijnë në ndihmë shqiptarit, por ai është konstatuar i vdekur.
Nuk dihen më tepër detaje për këtë ngjarje të rëndë dhe arsyeja që ka shtyrë shqiptarit drejt aktit fatal për jetën e tij.
Në burgjet italiane ka pasur një numër relativisht të lartë të vetëvrasjeve të shënuara kohët e fundit.
Kjo është vetëvrasja e 58-të e një të burgosuri që nga fillimi i vitit, të shto këtu dhe 2 vrasje dhe 63 vdekje nga shkaqe të tjera.