Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Sheq i Madh në Fier.
Kanë qenë fqinjët që kanë parë të dalë tym nga banesa dhe kanë njoftuar repartin zjarrfikës.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të tyre, është bërë e mundur neutralizimi i flakëve.
Në momentin kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ndodheshin njerëz.
Nga zjarri ka pasur dëme të shumta materiale.
Shkaku i zjarrit dyshohet të jetë një ventilator që ishte lënë në punë.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia për zbardhjen e shkaqeve.