Flakët kanë përfshirë mëngjesin e sotëm masivin pyjor të fshatit Shmri, në Orosh të Mirditës.
Mësohet se flakët janë shfaqur gjatë natës dhe janë përhapur në një sipërfaqe të madhe pyjore.
Nga ana e strukturave të bashkisë Mirditë raportohet se në terren për fikjen e zjarrit janë të angazhuar 36 veta, (6 shërbimi zjarrfikës, 10 forca bashkiake, 12 forca nga shërbimi pyjor, 8 forca nga njësia administrative), si dhe 30 efektiv të FA.
Gjithashtu mësohet se terreni është i vështirë si pjerrësi, si dhe shumë i veshur me bimësi.