Kur seksi për herë të parë është tejet i keq: Ja 3 gjërat që duhet të keni parasysh

Seksi për herë të parë nuk është gjithmonë gjëja më magjepsëse. Lidhja me një partner të ri, edhe me një partner që ju pëlqen, mund të jetë e vështirë, të ndihet e pakëndshme ose thjesht ndryshe. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se s’mund të bëhet më mirë.

Nuk po flasim për seksin që është i keq për faktin se ata nuk respektuan kufijtë tuaj ose përndryshe ju bënë të ndiheni të pasigurt, natyrisht. (Nuk ka shanse të dyta në atë situatë.) Dhe ndoshta shkëndijat seksuale thjesht nuk janë aty – në këtë rast ju mund t’i besoni instinkteve dhe nuk keni nevojë që ne t’ju tregojmë se çfarë të bëni. Por është gjithashtu e mundur që ju duhet vetëm të përpunoni disa, le t’i quajmë, ngërçe.

Ja ç’duhet të bëni nëse hera e parë me partnerin tuaj të ri ju la për të dëshiruar:

Vendosja e pritshmërive shumë të larta është me rrezik, sepse shton edhe shanset për dështim

Pas herës së parë pyesni veten: “A po përqendrohesha tek momenti apo isha përqendruar aq shumë në përvojën që kisha krijuar në mendjen time?”.

Nëse po e krahasoni këtë përvojë seksuale me atë që keni imagjinuar ose me partnerë të kaluar, ju po humbisni atë që është përpara jush.

Përqendrohuni në shqisat tuaja duke i kushtuar vëmendje asaj që po dëgjoni, nuhatni, shijoni dhe ndjeni. Kjo qasje e ndërgjegjshme ndaj seksit mund të rrisë kënaqësinë tuaj duke e bërë atë një përvojë të mrekullueshme shqisore ku jeni më në sinkron me partnerin.

Bëhuni më të qartë në lidhje me atë se çfarë dëshironi të dy në shtrat:

Seksi i keq në fakt, shpesh është thjesht pasojë e një komunikimi të keq. Ju duhet të komunikoni për seksin me partnerin tuaj, në mënyrë verbale ose joverbale.

Është gjithashtu e rëndësishme të mbani mend se komunikimi është një rrugë me dy drejtime; kur shprehni dëshirat tuaja, sigurohuni që të pyesni edhe për të tjetrit/ës.

Mos harroni se seksi supozohet të jetë argëtues!

Të bësh seks duhet të jetë qejf dhe jo një problem i shtuar. Ne priremi të shqetësohemi nëse po e kënaqim partnerin, fiksohemi me mënyrën si dukemi, etj. Sigurisht, mund të jetë e sikletshme nëse seksi ishte i keq herën e parë, por mbani mend se partneri juaj (ose ju) mund të ketë qenë nervoz, ose ndoshta i shqetësuar për atë që po mendonit apo ndjenit.

Related Posts

Aksident i trefishtë në Rrëshen, ka të plagosur

Aksident i trefishtë në Rrëshen, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në hyrje të Rrëshenit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti ku dy…

“Mirë t’u bëhet, ç’u duhej të dilnin”, aktorja nxjerr fotot e të atit pasi u përfshi nga flakët në protestën e PD: Babi mund të kishte vdekur sot

“Mirë t’u bëhet, ç’u duhej të dilnin”, aktorja nxjerr fotot e të atit pasi u përfshi nga flakët në protestën e PD: Babi mund të kishte vdekur sot

Pas hedhjes së bombave molotov në drejtim të institucioneve por edhe efektivëve të policisë, një prej tyre është kthyer pas te protestuesit, duke marrë flakë një prej…

Qeveria rrit pensionet me 20 për qind

Qeveria rrit pensionet me 20 për qind

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se Qeveria e tij ka vendosur t’i rrisë për 20 për qind pensionet që financohen nga shteti. Rritja do të vlejë…

‘Më kanë quajtur rrugaqe’, njihuni me nusen nga Maqedonia që po thyen tabutë me pjesëmarrje në gara sportive

‘Më kanë quajtur rrugaqe’, njihuni me nusen nga Maqedonia që po thyen tabutë me pjesëmarrje në gara sportive

Pasioni nuk njeh gjini, këtë gjë më së miri na tregon Ajshe Avdiji. Gruaja nga Shkupi është një shembull i qartë se si pasioni dhe përkushtimi mund…

17-vjecarja humb jeten pasi 6 mjek qe ajo u vizitua nuk e dalluan semundjen e saj

17-vjecarja humb jeten pasi 6 mjek qe ajo u vizitua nuk e dalluan semundjen e saj

Nje vajz 17 vjecare ka humbur jeten pasi gjashtë mjekë “nuk arritën të dallonin tumoret e saj” edhe pse ajo beri disa ekzaminime semundja e saj ishte…

“Jam me dy pjeshka*”, vajzës ngel pa mend kur sheh foton që i dërgon i dashuri

“Jam me dy pjeshka*”, vajzës ngel pa mend kur sheh foton që i dërgon i dashuri

Ky është padyshim një nga rastet më të veçanta të prov.okimeve në një lidhje në çift. Një djalë nga Tirana ka vendosur që të prov.okojë të dashurën…