Marsel Baçi është 26-vjeçari i arrestuar në Maliq që akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një 16-vjeçare.
Por mamaja e tij, Shega Baçi pretendon se këto akuza janë të pavërteta dhe se fajin në këtë ngjarje e ka vajza.
Duke folur për mediat, ajo tha se vajza ngacmonte dhe u shkruante të gjithë djemve dhe burrave të fshatit.
Sipas saj, djali është i pafajshëm pasi vajza është ajo që e ka ngacmuar dhe i ka dhënë numrin për të folur.
“Marseli me atë vajzën nga Leminoti, ajo e merrte, i fliste. Ajo e kishte fajin vet, ka ngatërruar shumë çuna. Nuk ka bërë gjë Marseli, nuk kam djem të atillë, nuk kemi bukë të hamë. Ja ku jetojmë me një dhomë. Vajza i shkruante edhe djalit tim tjetër, por ai e shau. Nuk ia zgjati. Ajo e tillë është. Të gjithë e shajnë. Ajo nuk është njeri. Marseli me ka folur për vajzën, i thashë mos u ngatërro, ai thoshte që ajo vetë i shkruante. Unë fola njëherë me vajzën i thashë mos më ngatërro djalin. Ajo ia jepte fb, numrin vet. Marseli është i pafajshëm. Të gjithë në Leminot e njohin”.