Partnerja e Faton Hajrizit, ka publikuar një fotografi të bërë më herët bashkë me të dhe prindërit e tij.
Meqë profili i saj në Instagram është public, shumë serbë i janë vërsulur me komente ofenduese dhe fyese.
“Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”, “Hajdeni sërish në Serbi”, janë vetëm disa prej komenteve të serbëve ndaj Liridona Shalës.
Përveç kësaj, fyerje e sharje me fjalët më të rënda janë përdorur ndaj partneres së Faton Hajrizit, në disa komente të tjera.