Artan Hajrizi është deklaruar sërish për rastin e vëllait të tij, Fatonit.
Ai nuk u shpalos në detaje mirëpo pati një paralajmërim për të gjithë kinse për “shpifjet” që janë bërë ndaj tyre.
Ai thotë se ka angazhuar avokat që do të merret me analista, gazetarë e media.
“Unë krejt ia kom lan avokatit, ai merret me këtë punë. Për shpifje për tanat, merret ai. Avokati merret me analista, me gazetarë me media me krejt. Nuk kam për juve asnjë informacion, çka i kam i kam me avokatët e mi. Ata merren me çështjen tem dhe të familjes tem. Dokumentet mu kanë vjedhë, avokati merret me këtë çështje. Edhe avokati në Gjermani edhe avokatët nga Prizreni po merren. Familja jem qysh e dini ju e din edhe familja jem”, ka thënë ai për KlanKosova.
Tutje ai tregoi se do të vijë në varrim të Fatonit.
“Unë duhet me ardh për varrim se e kam vëlla. Avokati e din unë telashe nuk kam pas me shtet temin kurrë”, theksoi ai.