E rëndë për familjen Shala: Vdes 74-vjeçarja, vajza raporton në Polici se nuk u trajtua siç duhet nga vëllai

Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në familjen Shala nga Podujeva, ku një grua humbi jetën për shkaqe dhe në rrethana akoma të paqarta. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe me urdhër të prokurorit, tashmë është iniciuar hetim, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali bëhet fjalë për F. Shalën, e cila vdiq të shtunën dhe vdekjen e saj e konstatoi ekipi mjekësor.

Për ngjarjen e rëndë, Policia u njoftua nga vet familjarët, që e raportuan rastin.

Pasi Policia është vënë në dijeni, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, si dhe janë marrë deklaratat e disa dëshmitarëve për shkak të ngritjes së dyshimeve për trajtim jo të duhur nga ana e familjarëve.

Burimet e njëjta kanë bërë me dije se vajza e të ndjerës ka deklaruar se vëllai i saj nuk është kujdesur siç duhet për nënën dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të hapet rasti si ‘Hetim i vdekjes’.

Ndryshe, të dielën ka qenë e paraparë ceremonia e varrimit, por që familja ka njoftuar se “për shkak të autopsisë shtyhet për kohë të pacaktuar”.

Related Posts

Aksident i trefishtë në Rrëshen, ka të plagosur

Aksident i trefishtë në Rrëshen, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në hyrje të Rrëshenit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti ku dy…

“Mirë t’u bëhet, ç’u duhej të dilnin”, aktorja nxjerr fotot e të atit pasi u përfshi nga flakët në protestën e PD: Babi mund të kishte vdekur sot

“Mirë t’u bëhet, ç’u duhej të dilnin”, aktorja nxjerr fotot e të atit pasi u përfshi nga flakët në protestën e PD: Babi mund të kishte vdekur sot

Pas hedhjes së bombave molotov në drejtim të institucioneve por edhe efektivëve të policisë, një prej tyre është kthyer pas te protestuesit, duke marrë flakë një prej…

Qeveria rrit pensionet me 20 për qind

Qeveria rrit pensionet me 20 për qind

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se Qeveria e tij ka vendosur t’i rrisë për 20 për qind pensionet që financohen nga shteti. Rritja do të vlejë…

‘Më kanë quajtur rrugaqe’, njihuni me nusen nga Maqedonia që po thyen tabutë me pjesëmarrje në gara sportive

‘Më kanë quajtur rrugaqe’, njihuni me nusen nga Maqedonia që po thyen tabutë me pjesëmarrje në gara sportive

Pasioni nuk njeh gjini, këtë gjë më së miri na tregon Ajshe Avdiji. Gruaja nga Shkupi është një shembull i qartë se si pasioni dhe përkushtimi mund…

17-vjecarja humb jeten pasi 6 mjek qe ajo u vizitua nuk e dalluan semundjen e saj

17-vjecarja humb jeten pasi 6 mjek qe ajo u vizitua nuk e dalluan semundjen e saj

Nje vajz 17 vjecare ka humbur jeten pasi gjashtë mjekë “nuk arritën të dallonin tumoret e saj” edhe pse ajo beri disa ekzaminime semundja e saj ishte…

“Jam me dy pjeshka*”, vajzës ngel pa mend kur sheh foton që i dërgon i dashuri

“Jam me dy pjeshka*”, vajzës ngel pa mend kur sheh foton që i dërgon i dashuri

Ky është padyshim një nga rastet më të veçanta të prov.okimeve në një lidhje në çift. Një djalë nga Tirana ka vendosur që të prov.okojë të dashurën…