Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale F.A nga Vushtrria.
I njëjti dyshohet se ka kanosur gazetarët e portalit “Mitropol” nga Mitrovica, për shkak të një shkrimi të portalit për vendosjen e një mini-parku argëtues në sheshin e Vushtrrisë.
“Me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I dyshuari, me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh”, thuhet në njoftim.