Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori aktivisten Adriana Kalaja, nën akuzën e kanosjes për shkak të detyrës.
Advertisements
Shkak i procedimit ndaj Adriana Kalasë është bërë një deklaratë e saj, ku ajo shprehet se “kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokën e Edi Ramës”.
Advertisements
“Ju e dini se mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë ndokujt, mjaft u more me foton time me pistoletë sepse kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës”, ka thënë ajo gjatë protestës së fundit para bashkisë Tiranë.
Për këtë deklaratë, policia kërkon hetime për kanosje për shkak të detyrës të kryeministrit.
Kjo deklaratë e Kalasë erdhi pas disa shkrimeve për një foto të sajën teksa bën qitje.