Që nga qershori, rreth njëzet policë kanë mbërritur nga Italia për të mbajtur nën kontroll strukturën e emigrantëve pranë portit në Shëngjin.
Edhe pse emigrantët e Italisë nuk kanë mbërritur ende në Shqipëri, autoritetet italiane kanë përgatitur një manual për sjelljen e policëve, që nga mênyra e veshjes e deri te pirja e kafesë.
Në manual, përveç kërkesës që “të mos paraqiten kurrë me një qasje superiore”, agjentëve italianë u kujtohet se shqiptarët “janë një popull modest” dhe se për këtë arsye “nuk janë të mirëpritura lakuriqësia apo veshje të ekzagjeruara”.
Agjentët e dërguar në Shqipëri do të jenë të gjithë meshkuj, ashtu si të arrestuarit do të jenë meshkuj. Duke patur këto parasysh, kur agjentët janë jashtë detyrës, rregullat etike kërkojnë “të shmangin shoqërimin me femrat shqiptare në kontekste të ndryshme dhe në mënyrë të rastësishme.
Në manual thuhet:
“Është një shoqëri konservatore. Burri që sheh gruan e tij duke u joshur nga një burrë tjetër mund të reagojë keq”. “.
Pas këshillës për dashurinë, ka edhe këshilla për zakonet:
“Të pish kafe nuk lejohet në banak, por vetëm të ulesh. Kjo është një traditë absolute për t’u përmbajtur. Në restorante, përmbajuni menusë, kërkesat për ndryshime nuk janë të mirëpritura”.
“Në Shqipëri nuk ekziston fantazimi fetar. Edhe pse është një vend me shumicë myslimane aty bashkëjetojnë disa fe.”
E fundit por jo më e rëndësishmja:
“Kujdes si flisni, pothuajse të gjithë e dinë mirë italishten”.